Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar duke i kritikuar politikanët kosovarë që siç ka thënë po ia qajnë hallin Serbisë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se duke ia qarë hallin Serbisë e jo shtetit që përfaqësojnë ia kanë arritur që gjitha rrufet e Zeusit Madh t’ia drejtojnë shtetit tonë – Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Krasniqi, ka thënë se politikanë të tillë sjellin vetëm fatkeqësi.
Postimi i tij i plotë:
BASH PËR ARMIK!
Kur isha si fëmijë (nxënës në shkollën fillore), nga nënat tona me ka pas rënë të dëgjoj shpesh një shprehje: “Bash për armik”! Atëherë mendoja se kjo thënie e kishte kuptimin e “armiqve” të familjeve tona, por jo më shumë. Sot, gjithnjë e më shumë po me dukët se ajo ishte një lojë fëmijësh, pasi edhe ju thuhej fëmijëve, por përkthyer në kohën tonë, për njerëzit ë rritur e të veshur me pushtet të lartë shtetëror, shprehja merë konotacione të tjera.
E kam shumë të vështirë që sot pas 2o viteve të lirisë e 11 viteve të Pavarësisë që t’i kuptoj ata që po ia çajnë hallin Serbisë se Vuçiqit. Kjo është si ajo thënia: “Këmbësori po ia çan hallin kalorësit se po i rrinë këmbët varur”! Ndërsa po ata janë të thirrur që t’ia çajnë hallin vendit e kombit të tyre që ua kanë ndërlikuar funksionimin përkatësisht jetën.
Duke ia qarë hallin Serbisë e jo shtetit që përfaqësojnë ia kanë arritur që gjitha rrufet e Zeusit Madh t’ia drejtojnë shtetit tonë – Kosovës! Dhe kjo, sikur Kosova t’i kishte pas bërë të gjitha politikat e krimit e të gjenocidit në hapësirat e ish Federatës Jugosllave e jo Serbia e Vuçiqi me shokë shumë?!
Politikanë me mentalitet të tillë miop, mos ua pasha as armiqve! ! Se të tillët i kemi parë që sjellin vetëm fatkeqësi!/Gazeta Alo/