Fjalë Kyçe

Krasniqi thotë se kërkesa për paratë e Trustit vjen pas mungesës së një vizioni të veprimeve të Qeverisë

Krasniqi thotë se kërkesa për paratë e Trustit vjen pas mungesës së një vizioni të veprimeve të Qeverisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pret qe Kuvendi do ta votojë ligjin i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës që të tërheqin një pjesë të parave të tyre nga Trusti.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai e arsyetoi këtë duke thënë se vjen si pasojë e, siç tha, ngritjes së çmimeve të konsumit dhe e mungesës së një vizioni të veprimeve të Qeverisë.

“Ne e kemi dorëzuar si nismë ligjore dhe besojmë se do të vijë në Kuvend në ditët e ardhshme. Ka qenë e domosdoshme që të lëvizet diku së është evidente ngritja enorme e çmimeve. Pjesa e të mirave bazike janë rritur me mbi 20%. Në mungesë të një vizioni të veprimeve të Qeverisë dhe me prezencën e arrogancës së Qeverisë Kurti që është “mbytur duke na thënë se është rritur ekonomia”, më së miri është me i pyet njerëzit se a janë mirë, sepse ata po kërkojnë që të ketë një infuzion financiar”.

Krasniqi po ashtu sugjeroi deputetët që t’i pyesin votuesit e tyre se çka po duan dhe më pas të marrin vendim për votim ose jo.

“Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj nisme. Ligji do të diskutohet e hidhet në votim. Shpresoj që edhe një pjesë e pushtetit do ta votojë. Deputetët më së miri e kanë që t’i pyesin votuesit e tyre se çka po duan e çka mendojnë, pastaj le të vendosin. Nëse qytetarët që i kanë votuar thonë se po duan t’u mundësohet tërheqja e mjeteve të tyre dhe ata nuk e votojnë ligjin, atëherë i bie që deputetët e pushtetit janë përfaqësues të kryeministrit dhe jo të qytetarëve”, shtoi Krasniqi.