Fjalë Kyçe

Kreativiteti i kosovarëve për Bajram

Kreativiteti i kosovarëve për Bajram

Kosovarët zgjodhën rrjetet sociale dhe një mënyrë unike për të uruar festën e Bajramit

Urimi më i shpeshte në këtë ditë feste, është “Urime Bajrami”

Por, për dikë, ky nuk është thjeshte një urim

Është emri dhe mbiemri i një gruaje, profili i së cilës është bërë viral në këtë ditë feste.

E mëngjesi i Bajramit, pas faljes së namazi, karakterizohet me urime të shumta që myslimanët i bëjnë njeri tjetrit.
Disa i shkruajnë këto urime, kurse disa të tjerë që janë më dembelë, zgjedhin Viberin për kësi lloj urimesh.

Kurse në qytetin e Podujevës, dikush kishte zgjedhur të shkojë në xhami, në një mënyre të veçantë.

Dikush ditën e Bajramit, krahas bakllavës, në këtë ditë i rekomandoi edhe barnat për lukth..

Tjetri e përdori festen, për t’i treguar të dashurës në një gjuhë të huaj, se tani nuk ka rëndësi më për të..

Urimit për Bajram në Kosova, iu bashkua edhe aktori i njohur Johnny Depp

E kreativiteti i kosovarëve, nuk ndalet më kaq.

U postua edhe një foto e ish-Presidentes, Atifete Jahjaga, me mbishkrimin Urime Fejesa e Bajramit.

Kurse një dele që kishte hipur në maje të një kulmit diku, i sugjerohej të zbrite poshtë, pasi ky është Fitër, e jo Kuran Bajrami

Rroba për bajram si duket këtë vit kishte blerë edhe Messi me dy djemtë e tij.

Kurse personi më i pafat në këtë ditë feste, u zgjedh ky..

E jo më pak kreativ ishin edhe liderët kosovarë.

Presidenti, Hashim Thaçi, bajramin e uroi një ditë me herët, në kohën kur njerëzit ende po agjëronin.

Kurse kryeministri, Ramush Haradinaj, ndau ëmbëlsira për Policët e Kosovës.

E goditjen e ditës, e bëri kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai për T7 tha se Bajramit iu ka rrit shikueshmeria

“Unë po mendojë se ju ka rrit shikueshmëria, dhe ndershmëria e qytetarëve sidomos të rinjve të cilët janë në Mitrovicë që janë shumë aktiv, dhe mendojë që kjo pjesë e jona e agjëron çdo herë, edhe unë mendojë se është një ditë që po vjen tu u rrit e jo duke u zvogëluar”

Kurse më vonë, ai e uroi nënën e tij, duke i uruar shëndet e jetë të gjatë.