Sporti, si shumë herë, ka qenë edhe sivjet burim i rrallë krenarie për kosovarët. Dhe, djemtë e Kombëtares janë kujdesur që ta mbajnë gjallë këtë ndjenjë vazhdimisht.
Në miqësore e kualifikuese për Ligën e Kombeve, Kosova shënoi vetëm fitore dhe barazime, duke mos njohur humbjen.
Skuadra e Bernard Challandes përfundoi e para në grupin C të Ligës D, duke lënë mbrapa Azerbajxhanin, të cilin shtet e dërmoi në ndeshjen e fundit dhe vendimtare. Arbër Zeneli nga Mitrovica, yll në Holandë, ishte vendimtar në këtë ndeshje dhe të tjera me paraqitje mbresëlënëse. Spektakël kanë ofruar edhe dy të rinjtë “Made in Kosova”, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.
Me sigurimin e vendit të parë, Kosova është dy ndeshje larg Evropian 2020 dhe në mars të atij viti takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë. Por, ëndrra ka shpresë se mund të bëhet realitet dhe me vetë fazën kualifikuese. Kosova do të luajë në grupin A me gjigantët e Anglisë, si dhe modestët e Bullgarisë, Malit të Zi dhe Republikës Çeke.