Fjalë Kyçe

Kreu i veteranëve të UÇK-së aplikon për vizë, thotë se nuk ka më shpresë këtu

Kreu i veteranëve të UÇK-së aplikon për vizë, thotë se nuk ka më shpresë këtu

Numri i kosovarëve që po mësyejnë Perëndimin ëshë mjaft i madh. Në mesin e atyre që po kërkojnë një jetë të mire jashtë vendit janë edhe veteranët e luftës.

Një prej tyre është edhe një prej përfaqësuesve kryesorë të veteranëve, Xhevdet Qeriqi. Ai ka aplikuar për vizë, pasi thotë se shpresat për jetë më të mire në Kosovë tashmë janë shuar.

‘Sot aplikova për termin për vizë drejt përendimit, vitin e ardhshem po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar!, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, ku ka marrë shumë pëlqime dhe komente.

Qeriqi ishte më i zëshmi për nxjerrjen e Ligjit për veteranët e luftës, derisa kishte qenë kritik ndaj veteranëve mashtrues që po përfitojnë nga skema sociale që jep shteti për këtë kategori.