Edhe pse është e kundërligjshme dhe me gjithë thirrjet e vazhdueshme të dashamirëve të kafshëve, garën me qen në Kosovë s’ka kush e ndalë.
Kosovarët vazhdojnë të jenë të pasionuar pas këtij sporti edhe pse me ligj tashmë është ndaluar një gjë e tillë.
Luftat me qen po vazhdojnë të zhvillohet në fshehtësi të plotë nga organizatorët në vende rurale ku prania e policëve është më e rrallë.
Kështu një e tillë është zhvilluar edhe këto ditë në një fshat të Kosovës, ku shihen dy pronarët e qenve tek sa mundohen t’i ndajnë pas gjakosjes.
E sipas Ligjit për Përkujdesjen ndaj kafshëve, një aktivitet i tillë mund të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri në 5000 euro.
https://www.dailymotion.com/video/x7deys6