Fjalë Kyçe

Kripa hidhet me lopata në rrugët e Mitrovicës

Kripa hidhet me lopata në rrugët e Mitrovicës

Katër kompani janë angazhuar për pastrimin e rrugëve nga bora në Komunën e Mitrovicës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, rrugët kryesore të qytetit janë të kalueshme, ndonëse sheshi është me akull e borë ende për shkak se kripa po i dëmton pllakat.

Sipas tij, kompania publike “Uniteti” është dashur që të shpërndajnë krypën me lopatë në disa rrugë për shkak se operatorët tjerë kanë qenë të zënë duke pastruar borën në zonat tjera të Mitrovicës së Jugut.