Kryetari i shoqatës se pakicave, Pavlo Janko, pretendon se në Shqipëri janë 27500 serbo malazeze prandaj kërkon që në shkollat e Shkodrës, të mësohet gjuha serbe si dhe 7 Janari të shpallet festë kombëtarë. Në një kohe që ata i drejtojnë kërkesa shtetit tonë, qytetari Irfan Domnori nga Shkodra, u dënua nga Mali i Zi, për herë të dytë Brenda 1 muaji. Ai vuajti 10 ditë burg pasi në trevën shqipfolëse të Trieshit në festën e organizuar për ngritjen e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Domnori festoi me flamurin kuqezi.