Fjalë Kyçe

Kritika Dua Lipës, postoi në Twitter një video ku kërcente para striptisteve në një lokal nate

Kritika Dua Lipës, postoi në Twitter një video ku kërcente para striptisteve në një lokal nate

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u përball me kritika të shumta nga përdoruesit e Twitterit pasi publikoi një video në rrjetin social ku shihej në një klub nate duke u hedhur para striptisteve femra që po kërcenin pranë saj. Në të njëjtin klub ndodheshin dhe këngëtaret e tjera Lizzo dhe Rosalia kishin shkuar atje pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy.

Gjesti megjithatë, është perceptuar si fyes nga mjaft ndjekës, të cilat insistuan se këngëtaret nuk po jepnin një shembull të mirë. Thonë se janë feministe, por i seksualizojnë gratë, kanë shkruar ata. Yllit të popit i kanë dalë në mbrojtje mjaft komentues të tjerë, të cilët e tërheqin vëmendjen tek fakti që artistët meshkuj, nuk i nënshtrohet të njëjtin trajtim.

Në Shtetet e Bashkuara, nuk është e pazakontë që gratë të shkojnë në klube nate. Pronari i njërit prej tyre, Nick Triantis, i tha BBC-së se klubi i tij Camelot në Washington DC, është frekuentuar nga gratë që prej hapjes në vitin 1980.

Bernadette Barton, autore e dy librave, mendon ndërkohë se klubet e striptizës janë organizata patriarkale, siç i quajti ajo, ku meshkujt janë të veshur, ndërsa gratë jo. Barton shprehet kritike ndaj kulturës së klubit të natës, por ka dhe zëra të tjerë si ai i aktivistes Antonia Crane, që e konsiderojnë këtë thjesht si punë ndërsa problemet i shohin tek shfrytëzimi dhe agresioni seksual.