Fjalë Kyçe

KRU “Prishtina” njofton se po vazhdon shkyçja nga rrjeti i shërbimeve me ujë

KRU “Prishtina” njofton se po vazhdon shkyçja nga rrjeti i shërbimeve me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e ujit, ndryshe do të shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë.

“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë:, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina”, ka njoftuar se janë duke vazhduar me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit dhe se nuk do të tolerojnë konsumatorët ilegal dhe ata që nuk paguajnë për shërbimet e ujit.

“Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit. Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare. Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, thuhet në njoftim.