Fjalë Kyçe

KRU “Prishtina”: S’ka ujë pa pagesë, borxhet çojnë në shkyçje dhe përmbarim

KRU “Prishtina”: S’ka ujë pa pagesë, borxhet çojnë në shkyçje dhe përmbarim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e ujit.

KRU “Prishtina”, thekson se nuk do të ketë ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale.

“Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat”, vijon njoftimi.