Fjalë Kyçe

Krusha e Madhe sot përkujton të masakruarit nga forcat serbe

Krusha e Madhe sot përkujton të masakruarit nga forcat serbe

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Krushës së Madhe që u krye nga forcat serbe.

Më datë 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, janë masakruar 243 persona në fshatin Krushë të Rahovecit.

Në këtë masakër nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.