Një vjedhje “spektakolare” ka ndodhur më 1 mars në qytetin e Obiliqit.
Katër persona rreth orës 01:51 pas mesnatës kanë kryer vjedhje në një barnatore në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq, raporton Gazeta Sinjali.
Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali, shihet sesi këta persona pasi që kryejnë vjedhjen në barnatore, arrijnë edhe t’i ikin policisë, të cilët duket se ishin nisur në drejtim të vendit ku realizohej vjedhja.
Ky incident nuk rezulton në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për të mësuar më shumë detaje lidhur me këtë vjedhje, por nuk ka siguar akoma ndonjë detaj për shkak se nga zëdhënësja është kërkuar që pyetjet t’i dërgohen në formë të shkruar.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detaje të tjera lidhur me këtë incident.