Fjalë Kyçe

Kurti në Vjenë kërkon njohje nga Serbia e deklaratë të paqes

Kurti në Vjenë kërkon njohje nga Serbia e deklaratë të paqes

Kryeministri Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Vjenë ka kërkuar që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën, kërkesë që ia ka bërë të martën presidentit Vuçiq në Bruksel.

Kurti ka shkruar se këtë Samit ka kërkuar poashtu që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti në këtë Samit ka kërkuar poashtu që të hiqen vizat për Kosovën.

“Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në” , ka thënë ai.