Fjalë Kyçe

Kryeministri deklarohet për vrasjen në Istog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së policit Izet Demaj në Istog, gjatë plaçkitjes së një banke. Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se është i tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtarit të luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj.

“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.