Fjalë Kyçe

Kryeministri grek arrin në Shkup

Kryeministri grek arrin në Shkup

Pas një vonese të vogël sapo ka ateruar Aeroplani i Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras.

Kryeministri grek, Aleksis Tispras sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai është kryeministri i parë i Greqisë që do ta vizitojë vendin.

Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të ketë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev. Pritja zyrtare e Tisprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë. Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Tispras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Tisprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke.