Fjalë Kyçe

Kryeministri Haradinaj bën homazhe për Arian Dacin

Kryeministri Haradinaj bën homazhe për Arian Dacin

Haradinaj bën homazhe për Arian Dacin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë trupit të zëvendësministrit, Arian Daci i cili ndërroi jetë dje gjatë një orteku në Brezovicë.

Nën shoqërinë e kryeministrit ishte edhe kabineti qeveritar, raporton lajmi.net.

Haradinaj dje tha se ndihet i tronditur nga fatkeqësia që ndodhi në Brezovicë. Ai i shprehu ngushëllime familjes së ngushtë dhe miqve të Arian Dacit.

Homazhet po bëhen në hollin e Kuvendit të Kosovës.