Fjalë Kyçe

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Një autobus me targa të Kosovës ka pësuar aksident, ku kanë mbetur të vdekur të paktën dhjetë persona. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka reaguar përmes rrjeteve sociale teksa ka pohuar se me trishtim ka marr lajmin e kobshëm.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për daljen e një autobusi jashtë rrugës afër Slavonski Brod në të cilin humbën jetën dhjetë persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe me autoritetet, popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet dhe simpatinë tonë të thellë. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen”, shkroi Plenkoviq në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje tha se ka komunikuar në telefon me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozinoviq dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vili Berosh, ku ky i fundit është nisur drejt vendit të ngjarjes për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor udhëtarëve të lënduar.

Ndërkohë, policika kroate ka njoftuar se mosha e të vdekurve dhe të plagosurve ende nuk dihet ndërsa të lënduarit e tjerë janë dërguar me urgjencë në spital.