Fjalë Kyçe

Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit

Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ku të vdekur mbeten dy zyrtarë të PDK-së.

Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe një person tjetër.

Kurti ka kërkuar hetim të ngjarjes dhe zbardhje sa më të shpejtë të rrethanave të rastit që tronditi vendin.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.