Kryeministri i vendit filloi ditën me aktivitete fizike bashkë me bashkëshorten e tij, Anitën.
Të veshur në veshje sportive, Hardinaj dhe Anita kanë zgjedhur që këtë ditë të vrapojnë, si parapërgatitje për mini-maratonën që do të mbahet në Prishtinë.
Anita, ka publikuar imazhe në rrjetin social ‘Instagram‘.
“Gati për gjysme maratonën”, ka shkruar ajo në imazhet e publikuara.
Ndryshe, mini-maratona 5 kilometërshe do të mbahet më 5 maj, edhe këtë vit organizohet nga Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci.