Kryeministri rus, Dimitry Medvedev ka thënë se Rusia nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën dhe nuk e zbeh respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, duke e konsideruar idenë e “Shqipërisë së Madhe”, shumë të rrezikshme.
“Ne kemi thënë vazhdimisht, në të gjitha nivelet, se i përmbahemi qëndrimit të mëparshëm. Ne fillojmë nga nevoja për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ne fillojmë duke marrë parasysh që ligji ndërkombëtar duhet të merret në konsideratë kur merresh parasysh zgjidhja e çështjeve. Kjo është para se gjithash një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të KB (1244)”, tha Medvedev, duke komentuar mbi situatën Kosovë – Serbi.
I pyetur nëse shumica e vendeve perëndimore, mund të ishin pro krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, Medvedev tha se ide të tilla janë të rrezikshme.
“Të gjitha idetë e tilla janë të rrezikshme për shtetin. Në fund, ato provokojnë qarqet më agresive, të cilat janë kryesisht nacionaliste, për të arritur qëllimet e tyre përmes dhunës dhe armëve, gjë që, në përgjithësi është gjë e rrezikshme”, tha Medvedev.
Medvedev ka thën gjithashtu se Ballkani mbetet rajon ende i tensionuar dhe se nuk duhet të lejohet asnjë manifestim dhune, përpjekje për të ri-hartuar në mënyrë të njëanshme Ballkanin ose ndonjë veprim tjetër që mund të rezultojë në katastrofë humanitare.
Në të njëjtën kohë, shtoi ai, Moska nuk mund të injorojë proceset në vazhdim dhe presionin e ushtruar nga Kosova.
“Sidomos pasi, me sa kuptoj, qarqet ultranacionaliste kanë ardhur në pushtet”, tha Medvedev, duke shtuar se kjo është arsyeja pse Moska po e monitoron situatën nga afër.
Në prag të vizitës së tij në Serbi, kryeministri rus ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për ftesën.
“Vendet tona kanë vuajtur shumë nga fashizmi. Dhe është shumë e rëndësishme që të mbajmë të njëjtat vlerësime për atë që ishte atëherë, 75 vjet më parë. Këto vlerësime janë të njëjta. Ata nuk i nënshtrohen ndonjë erozioni politik. Në fakt, ata janë vlerësime të vërteta të asaj që ishte”, theksoi kryeministri rus.
Medvedev tha se nuk është e vërtetë që Rusia nuk i kushton vëmendje zhvillimit ekonomik dhe investimeve ruse në Serbi.
Duke folur për ambiciet e NATO-s që Republika Srbska dhe Bosnja të përfshihen në përbërjen e saj, Medvedec tha se ishte shumë e rrezikshme.
Ai gjithashtu theksoi se Rusia e vlerëson shumë që Serbia ka zgjedhur një pozicion të ekuilibruar në një kohë kur SHBA vendosën sanksione ndaj Federatës Ruse.
“Sigurisht, ne e pranojmë se sa e vështirë ishte për Serbinë të ndiqte një kurs të tillë në Evropë më vete. Por megjithatë këto vendime u morën, ne i vlerësojmë ata,” theksoi Kryeministri i Rusisë.