Fjalë Kyçe

Kryeministri sot niset për në SHBA, por taksa ia pamundëson takimet me zyrtarë amerikanë

Kryeministri sot niset për në SHBA, por taksa ia pamundëson takimet me zyrtarë amerikanë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të udhëtojë sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë e Haradinajt vije edhe pas qëndrimeve të tij për taksën, e që fillimisht i kushtuan me refuzim vize për vizitë në SHBA në ‘Lutjet e Mëngjesit’.

E Haradinaj sot do të niset për në SHBA.

Mirëpo, Haradinaj atje nuk do të takohet me zyrtarë amerikanë.

“Haradinaj niset sot për në SHBA, atje do të takohet me komunitetin katolik shqiptar”, ka thënë burimi  brenda Qeverisë së Kosovës për lajmi.net.

Theksojmë, se qëndrimet për taksën Haradinajt i shkaktuan punë në takime me zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë të cilët kërkuan pezullimin e saj.

Më shumë se katër muaj që nga vendosja e taksës, Haradinaj nuk ka lëvizur nga qëndrimet e veta.