Fjalë Kyçe

Kryeministrit Kurti nuk iu refuzua viza amerikane, së shpejti udhëton për vizitë në SHBA

Kryeministrit Kurti nuk iu refuzua viza amerikane, së shpejti udhëton për vizitë në SHBA

Kryeministri i vendit Albin Kurti, së shpejti do të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmuan nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtari i saj për informim Përparim Kryeziu, demantoi se kryeministrit Kurti i është refuzuar viza amerikane.

”Nuk është e vërtetë”, u shpreh ai kur u pyet për refuzimin e vizës për Kurtin.

”Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha ai për Klan Kosova.