Fjalë Kyçe

Kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur në Ferizaj, arrestohet një person

Kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur në Ferizaj, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 22.11.2022 rreth orës 23:00, në Ferizaj.

Tutje në raport sqarohet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.