Fjalë Kyçe

Kryesindikalisti i kërkon Konjufcës ta shkarkojë Bordin e RTK-së

Kryesindikalisti i kërkon Konjufcës ta shkarkojë Bordin e RTK-së

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Në këtë takim, Hoxha i ka kërkuar Konjufcës shkarkimin e Bordit të RTK’së

Sipas Hoxhës, Bordi i RTK-së ka dështuar t’i përmbushë detyrat e parapara me ligjin e RTK-së, andaj për shkak të paaftësisë profesionale të dëshmuar në vazhdimësi, ky Bord duhet të shkarkohet sa më parë.

“Sipas Hoxhës, përfaqësuesit e Bordit kanë dështuar të zgjedhin një Menaxhment në përputhje me ligjin e RTK-së; Të krijojnë një strukturë të mirëfilltë organizative; Të sigurojnë ambient të përshtatshëm për Auditorin gjeneral për auditimin e performancës dhe të pasqyrave financiare në RTK; Të garantojnë zbatim efektiv të standardeve profesionale dhe kodit të mirësjelljes; Të garantojnë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programet e RTK-së; Të zbatojnë kriteret ligjore e profesionale për punësimin e personelit; Të ofrojnë kushtet elementare të punës për personelin etj”, thuhet në komunikatën për media, të dërguar nga sindikata e RTK-së.

Hoxha i ka kërkuar Konjufcës që të formohet një komision hetues parlamentar, që të kuptohet e vërteta rreth gjendjes së përgjithshme në RTK, e në veçanti asaj financiare.