Ani pse i takojnë dy subjekteve të ndryshme politike, nuk e kanë problem që ditën ta nisin bashkë me kafe.
Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës nga AAK-ja dhe Mytaher Haskuka i Prizrenit nga Vetëvendosje, këtë mëngjes e nisën bashkë me një kafe.
Këtë të ditur e bëri vetë Muharremaj i cili ka postuar një fotografi në Facebook.
“Kafja e Mëngjesit sot realizohet me Kryetarin e Prizrenit me të cilin synojmë që si dy komuna të bëjmë shumë më tepër për ambientin. Prioriteti im është të gjej bashkpunim me të gjithë për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar ai.