Ndërtimi i stadiumit Kombëtare në vendin tonë, pritet të nis shumë shpejtë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se shumë shpejt do të nis ndërtimi i stadiumit nacional, i cili do të ndërtohet në Drenas.
“Deri në muajin shkurt do të kryhen të gjitha procedurat e fizibilitetit dhe shpallja e tenderit dhe zgjedhja e fituesit se kush do ta punojë atë. Besoj në fjalët e ministrit të Sportit, se në mars do të fillojë ndërtimi i stadiumit kombëtar në Drenas, i cili do të jetë një nga stadiumet më të mira në regjion”, ka thënë Ademi.