Fjalë Kyçe

Kryetari i Kamenicës: Po përballemi me gjendje alarmante nga zjarret

Kryetari i Kamenicës: Po përballemi me gjendje alarmante nga zjarret

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante që ka përfshirë një pjesë të madhe të pyejeve.

Përmes një posimi në Facebook, Rahimaj ka shkruar se ende nuk dihet shkaku dhe fajtori për këto zjarre.

“Nga data 22 e këtij muaji, Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Me zjarr nuk pastrohet, shkatërrohet!

Nga data 22 e këtij muaji, Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori.

Lus qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin.

Problemi i zjarreve është sfidë edhe për institucionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë.

Është intevenuar në 72 raste për shuarje të zjarrit. Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici, dhe raste të tjera që janë në hetime.

Lus qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente.