Fjalë Kyçe

Kryetari i Këshillit të Prindërve bie pre e lajmeve të rreme

Kryetari i Këshillit të Prindërve bie pre e lajmeve të rreme

Ditë më parë në media është raportuar se përfaqësuesit e SBASHK-u janë takuar me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Adem Grabovcin duke e publikuar një fotot të vitit 2014 kur SBASHK-u ishte në takim me Grabovcin për të diskutuar për projektligjin e mësimdhënësve të vitit 90/99.

Pas publikimit të lajmit me titull ” “Behet horë” Rrahman Jashari e SBASHK-u, ja kush qëndron prapa grevës së arsimtarëve -Adem Grabovci!” Kryetari i Këshilkit të Prindërve z. Ymret Rashiti ka reaguar përmes  një statusi në rrjetin social Facebook duke thënë së: ” Ja pse pata të drejtë që thashë se, kryesia e SBASHK-ut është e kapur nga politika,  ka vënë kërkesa politike dhe jo sociale, duke mashtruar mësimdhënësit dhe ka kollapsuar arsimin në Kosovë me grevën”.

Pas këtij lajmi i menjëhershëm ka qenë reagimi i Menaxherit për financa në SBAShK, Ymer Ymeri, ku përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar se foto me ish deputetin e PDK është bërë në vitin 2014.

Më posht mund ta lexoni statusin e plotë të Ymerit:

Përseri i vetë shpalluri Kryetar i Këshillit të Prindve të Kosovës Ymret Reshiti paska than se Rrahman Jasharaj e Ymer Ymeri ja fotoja që këto ditë janë takuar me Adem Grabovcin por e verteta e kesaj eshte nje propoagand per tentim.te zbehjes se greves se ajo foto eshte marr nga web faqja e SBASHK-ut dhe eshte foto e vitit 2014.E keni te bashkangjitur kete foto dhe  pse jemi takuar dhe kur./GazetaAlo/