Fjalë Kyçe

Kryetari i KF Drenicës po festonte me Feronikelin, derisa skuadra e tij po luante ndaj Lirisë

Kryetari i KF Drenicës po festonte me Feronikelin, derisa skuadra e tij po luante ndaj Lirisë

Feronikeli fiton titullin kampion, por medalje merr edhe kryetari i një klubi tjetër të Superligës.

Sigurisht, kjo ndodhë vetëm në Kosovë.

Kryetari i Drenicës, Ragip Veseli, ishte pjesë e festës së Feronikelit, që u stolis me titullin kampion pasi mundi Prishtinën 1:0, shkruan Gazetasheshi.com.

Ai kishte të veshur fanellën e skuadrës nga Drenasi për festën e titullit, derisa mori edhe medalje.

E derisa Veseli shijoi festën me Feronikelin, klubi që ai drejton, Drenica, zhvillonte ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit ndaj Lirisë.

Mirëpo, sfida e kuqezinjve nuk ishte interesante për Veselin sepse paraprakisht dihej që Drenica do të marrë tri pikët.