Fjalë Kyçe

Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Serbët janë të vendosur të mbrojnë pozicionin e tyre, shpresojmë në një zgjidhje paqësore

Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Serbët janë të vendosur të mbrojnë pozicionin e tyre, shpresojmë në një zgjidhje paqësore

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka folur për situatën në Jarinjë e Bërnjak në ditën e dytë të protestës së serbëve kundër vendosjes së reciprocitetit ndaj targave.

Radojeviq thotë se serbët shpresojnë për një zgjidhje paqësore dhe kompromis, shkruan Kosovo Online.

“Mesazhi ynë është si çdo qytetar që është në këtë vend, ne duam paqe, nuk duam dhunë, nuk duam asnjë provokim. Njerëzit janë të përkushtuar në synimin e tyre për të mbrojtur pozicionet e tyre në këtë fushë. Ne duam liri të lëvizjes, e cila është e garantuar për çdo person në Evropë, sepse u mohohet serbëve në Kosovë”, thotë Radojeviq.

Ai theksoi se serbët shpresojnë për një zgjidhje paqësore dhe kompromis.

“Ne duam të arrijmë një zgjidhje paqësore, të tërheqim dekretin e miratuar. Nuk ka logjikë në miratimin e një rregulloreje që hyn në fuqi menjëherë, pa asnjë njoftim, pa debat publik ose opinion publik nëse ajo rregullore është e pranueshme për qytetarët në terren apo jo. Ky është një unanimitet i pastër, dhunim i ligjit dhe drejtësisë dhe mohim i lirisë së lëvizjes ekskluzivisht për një komb”, tha Radojeviq.