Fjalë Kyçe

Kryetari i Prishtinës dhe ambasadori gjerman flasin për krijimin e hapësirave kulturore

Kryetari i Prishtinës dhe ambasadori gjerman flasin për krijimin e hapësirave kulturore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar sot gjatë ditës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me ambasadorin gjerman ka biseduar për mundësitë për të krijuar më shumë hapësira kulturore.

“Me theks të veçantë diskutuam për krijimin e hapësirave kulturore në kryeqytet, si dhe për rolin e Ambasadës Gjermane në organizimin e festivalit të Manifestës, i cili do ta fuqizojë turizmin kulturor në vend. Ambasadori më shprehu mbështetjen e tij në projekte, të cilat kanë për qëllim sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.