Pos në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, edhe në Turqi një shqiptar është votuar për Kryetar Parlamenti. Deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag me prejardhje shqiptare, Mustafa Shentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk.
Në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Turqisë deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Mustafa Shentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk.
Në votimin e zhvilluar në raundin e tretë të votimit në parlament morën pjesë 542 deputetë.
Siç raporton AA, Shentop mori 336 vota, deputeti i partisë CHP, Engin Altay 124 vota, deputetja e partisë HDP nga qyteti Izmir, Serpil Kemalbay Pekgözegü 46 vota, deputeti i partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz 33 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.
Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari i deritashëm Binali Yıldırım, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars.
Shentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare.