Fjalë Kyçe

Kryetari i Sindikatës thotë se KEK-u po vuan nga partitë politike

Kryetari i Sindikatës thotë se KEK-u po vuan nga partitë politike

Kryetari i Sindikatës në KEK, Nexhat Llumnica ka folur në lidhje me konkursin, duke thënë se se nuk ka parë asgjë tjetër veçse vazhdimësi të pushteteve të kaluara.

“Ne nuk kemi parë asgjë tjetër përveçse vazhdimësi e pushteteve të kaluara normalisht që nepotizmi ka ekzistuar gjithmonë në krejt Kosovë dhe në KEK, dhe sot po vazhdon ne shumë shpesh kemi kërkuar që të jemi edhe ne në cilësinë e vëzhguesit, por asnjëherë s’kemi pranuar si sindikatë dhe normalisht qëllimet janë partiake”, është shprehur Llumnica, njofton klankosova.

“Qëllimet janë partiake, KEK-u po vuan nga partitë politike. Konkurset janë anuluar për shtyrje të partive politike edhe sot po ndodhë”.