Fjalë Kyçe

Kryetari Konjufca ngushëllon familjen e Ramush Tahirit

Kryetari Konjufca ngushëllon familjen e Ramush Tahirit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjes Tahiri, pas ndarjes nga jeta të politologut, Ramush Tahiri.

Konjufca në një postim në Facebook shkruan se rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese.

“I tronditur e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të politologut tonë të shquar, Ramush Tahiri. Rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese

Për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.

Duke e pas njohur personalisht dhe pjesëmarrës bashkë me të nëpër shumë emisione televizive, Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e bashkëpunëtorëve të tij.

U prehtë i qetë e në paqe!”.