Fjalë Kyçe

Kryeziu-BE-së: Asociacioni s’është ombrellë për legalizim të strukturave paralele

Kryeziu-BE-së: Asociacioni s’është ombrellë për legalizim të strukturave paralele

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.

Kryeziu ka thënë se sugjerimi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), që strukturat ilegale në Kosovë të trajtohen me Asociacion të komunave me shumicë serbe është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni.

“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen me Asociacion – është paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte ndonjëherë”, ka shkruar ai.