Fjalë Kyçe

Kryeziu: Kuvendi i Kosovës nuk varet nga votat e Listës Serbe, por nga mungesa e numrave të subjekteve të tjera politike

Kryeziu: Kuvendi i Kosovës nuk varet nga votat e Listës Serbe, por nga mungesa e numrave të subjekteve të tjera politike

Institucionet e Kosovës kanë arritur të zbehin rolin të cilin ka pretenduar ta ketë Lista Serbe me veprimet e saj duke penguar Qeverinë dhe Kuvendin.

Kështu vlerëson drejtori ekzekutiv i Institut Demokratik të Kosovës, gjatë intervistës 45 minuta dhënë për KosovaPress-it.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se Kuvendi i Kosovës nuk varet nga votat e Listës Serbe, por nga mungesa e numrave të subjekteve të tjera politike.

“Kemi një parlament që nuk varet nga Lista Srpska por varet nga mungesa e kuorumit, është si rezultat i subjekteve të tjera politike. Konsideroj që institucionet kanë arritur me zbeh rolin të cilin ka pretenduar ta ketë Lista Srpska që me veprimet e saj ta pengojë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”, thotë ai.

Sipas Kryeziut, roli aktual i Partisë Socialdemokrate e ka bërë të panevojshëm votën e Listës Serbe për funksionimin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Një koalicion qeverisës i cili ka qenë në kuadër të asaj që ka formuar 61 vota, dhe me Listën Srpska, pa ndihmesën tash ose pa pjesëmarrjen aktive të një opozite konstruktuive të PSD-së, me siguri që do të kishim një krizë politike e cila do të mund të prodhonte edhe nevojën për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, por tani, Partia Socialdemokrate është një grup prej 12 deputetësh të cilët kanë zgjedhur mënyrën e artikulimit, dhe mënyrën e ndikimit të çështjeve që i shohin ata të rëndësishme për programin e tyre dhe elektoratin e tyre, t’i shtyjnë duke pasur një rol konstruktiv dhe ka bërë në një farë forme e ka bërë të panevojshëm votën e Listës Srpska për të funksionuar Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës”, thotë ai.

Duke folur për aktivitetin e Listës Serbe në Kosovë, dhe zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në veri të Kosovës, Kryeziu thotë se pavarësisht që në zgjedhje do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, është një numër i vogël i qytetarëve shqiptarë, dhe atje ende vota është e bazuar në etni.

Sipas tij, Beogradi e ka ushtruar një presion shumë të madh e tani ka krijuar një diversitet politik të cilin e ka koncentruar në Listën Serbe, dhe kjo nuk i shërben shumë demokracisë.