Fjalë Kyçe

Kthehet në funksion blloku B2 i termocentralit Kosova B

Kthehet në funksion blloku B2 i termocentralit Kosova B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është kthyer në punë blloku B2 i termocentralit Kosova B.

Ai ka thënë se është kthyer në punë sot në ora 10:15.

“Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Blloku B2 kishte rënë jashtë sistemit të prodhimit më 14 dhjetor të vitit të kaluar.