Fjalë Kyçe

Kthehet në punë me urdhër të ministrisë, pushohet sërish mësuesja

Kthehet në punë me urdhër të ministrisë, pushohet sërish mësuesja

Mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Said Najdeni” të Peshkopisë, Fatbardha Miftari, e cila u bë objekt mediatik për shkak të protestave që zhvilluan maturantët per transferimin e saj, është pushuar serish nga puna.

Me urdhër te Ministrisë së ajo u rikthye sërish në detyrë, por ditën që mori detyrën Fatbardha thotë se drejtoresha e gjimnazit i ka komunikuar pushimin nga puna, shkruan Tch.

Për shkak të transferimit të mësueses së tyre, maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi, bojkotuan mësimin dhe protestuan për disa ditë.