Fjalë Kyçe

Ku do jetë Luana në sezonin e ri televiziv? Prezantuesja sapo na hoqi dyshimet!

Ku do jetë Luana në sezonin e ri televiziv? Prezantuesja sapo na hoqi dyshimet!

Me Shtatorin që afron, lëvizjet për sezonin e ri televiziv dinë shpesh të krijojnë lajm në mediat shqiptare.

Së fundmi, pikëpyetje u ngritën mbi prezantuesen Luana Vjollca. U tha se ajo mund të mbetet pa emision të Shtunave mbrëma në Top Channel nëse Ermal Mamaqi i cili nuk e ka konfirmuar kontratën e re në Klan, zhvendoset në ekranin ku nisi karrierën si aktor.
Megjithatë, këto zhvilime që nuk u konkretizuan asnjëherë nuk do të ndikojnë tek prezantuesja Vjollca.

Për vitin e 14-të me rradhë, ajo do jetë pjesë e familjes së Top Channel. Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjete nga zyrat e televizionit ku ka treguar se ka nisur puna në sezonin e ri.
Mbetet të shihet nëse Luana do e sjellë për të tretën herë spektaklin ‘Shiko Kush Luan’ apo do të vijë me risi në ekran mirëpo se do e kemi Luanën në Top, kjo më nuk ka dilema.
Ndryshe, motra e saj Marina, e zhvendosur në Klan duket se do rikthehet poashtu në ekran këtë sezon pas një shkëputjeje mirëpo ende detajet e formatit kanë mbetur të pazbuluara.