Janë nëntë fëmijë të kthyer nga Siria në Kosovë pa prindër. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.
Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithësej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit.
Gazeta Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.
Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.