Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për herë të parë se edhe atij kur ishte ministër i Jashtëm i ishte propozuar nga Serbia ndryshimi i kufijve.
Basha tha gjithashtu se këto ide të Ivica Daçiçit nuk ia kishte marrë mendja se do t’i dëgjonte si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit.
“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të Jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozaur. Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informiar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin. Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”, tha Basha.
Top Channel