Trajneri Driton Kuka u shpreh i lumtur me përfshirjen e dy xhudisteve, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka shkruajtur se me krijimin e Njësisë Speciale të Kampionëve, do të kontribuojë në edukimin fizik dhe psikologjik të trupave.
“Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë“, shkruan Kuka.
Tutje, Kuka tha se kjo praktikë e përfshirjes së sportistëve elitar duhet të fillohet edhe në Kosovë.
“Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë“.