Fjalë Kyçe

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen katër persona në Prishtinë

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen katër persona në Prishtinë

Të mërkurën në Prishtinë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi që në bashkëpunim ata kishin kultivuar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia njofton se gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisje laboratorike që janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Laboratori është gjetur në fermën e njërit prej të dyshuarve.

Ndërsa në bodrumin e shtëpisë, pronë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një laborator për kultivimin e bimëve narkotike si dhe 130 fije të mbjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.