Fjalë Kyçe

Kundërshtimet e presidentit me vetveten

Kundërshtimet e presidentit me vetveten

Presidenti Hashim Thaçi për pak muaj disa herë ka rënë në kundërshtim me vetveten. Kontradiktat u panë në Samitin e Berlinit, ku ai qartësisht i ndryshoi qëndrimet rreth taksës dhe korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Samiti i Berlinit, i mbajtur në fillim të kësaj jave, ka bërë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi t’i ndryshojë qëndrimet e tij rreth taksës dhe korrigjimit të kufirit Kosovë – Serbi.

Ndonëse para pak javësh kërkonte me ngulm pezullimin e tarifës ndaj produkteve serbe, ditën kur u mbajt takimi i Berlinit kreu i shtetit pos që nuk e kërkoi një gjë të tillë, paralajmëroi masa shtesë ndaj Serbisë në rast se ajo nuk pushon së vepruari në dëm të Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.

Gjithashtu gjatë muajve të kaluar presidenti i Kosovës në mënyrë të vazhdueshme proklamonte idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, por pas Samitit të Berlinit përpos demarkacionit Thaçi nuk përmendi fare korrigjimin.