Fjalë Kyçe

Kundërshtohet kërkesa e Hotit për shtyrje të seancës

Kundërshtohet kërkesa e Hotit për shtyrje të seancës

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar

Nndërsa, në rend dite është edhe votimi i Platformës për Dialogun.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që sot mos të votohet dhe diskutohet në lidhje me Platformën për Dialogun, për shkak të rëndësisë së datës 7 mars.

“Ne e kemi kërkuar një seancë të jashtëzakonshme dhe në asnjëren prej tyre deputetët e koalicionit nuk kanë marrë pjesë me arsyetim të Epopesë. Megjithatë sot është dita e tretë e Epopesë dhe masakrës mbi familjen Jashari dhe mbahet një seancë e cila nuk është aspak urgjencë. Së paku në këtë ditë nuk do ishte dashur diskutohet, kërkoj në emër të LDK-së që ky debat të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë Hoti.

Ky propozim i Hotit ka kaluar në mocion procedural mirëpo që nuk ka kaluar, sepse nuk është votuar nga deputetët e Kuvendit./Gazeta Alo/