Fjalë Kyçe

Kuq e bardhët rikthehen në Mavrovë

Kuq e bardhët rikthehen në Mavrovë

Skuadra e Gjilanit ditën e enjëte do të rikthehet në Mavrovë, vend ku disa javë më parë kishte vijuar me përgaditjet parasezonale.

Klima dhe ambienti i përshtatshëm për punë, kanë bërë që skuadra e udhëhequr nga Gentjan Mezani, të udhëtoj sërish drejt shtetit fqinjë të Maqedonisë Veriore, për ti vijuar përgaditjet parasezonale në po të njejtin vend ku ishte disa javë më parë.

Gjatë qëndrimit një javor përpos stërvitjeve dhe përgaditjeve, shtabi teknik i Gjilanit ka programuar edhe një miqësore, ku me datë 28 Korrik Gjilani do ta zhvilloj një ndeshje kontrolluese kundër ekipit tetovar të Renovës.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Renovës do të zhvillohet ditën e diel në Mavrovë, me fillim nga ora 17:00. /Gazeta Alo