Albërie Hadërgjonaj, është mjaft e dashur dhe e pëlqyer për publikun.
Këngëtarja shqiptare së fundmi ka hedhur një imazh në llogarinë e saj, Instagram gjersa kthehet prapa në kohë, shkruan lajmi.net.
Kjo fotografi e Hadërgjonajt me flokë të kuqe është realizuar para disa viteve kur ishte në spektaklin “Dance With Me”.
Sido që të jetë, ky stil i flokëve duket se i shkon mjaft shumë edhe pse ka makijazh më të rëndë.
Sa i përket projekteve muzikore, Hadërgjonaj të fundit këngë që ka lansuar është “1 shans”, në duet me Fatmir Sufën.