Fjalë Kyçe

“Kur dal me fol për Amerikën, këta tuten”, Dimal Basha ironizon me opozitën

“Kur dal me fol për Amerikën, këta tuten”, Dimal Basha ironizon me opozitën

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur debat parlamentar, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, atje ku është tensionuar situata qe një javë.

Në këtë seancë, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka ngacmuar pak opozitën, para se të niste fjalimin e tij.

Basha tha se kur ai del të flas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetët e opozitës frikësohen.

“Unë kur dal me fol për Amerikën, këta tuten këtu”, tha Basha, duke shkaktuar të qeshura në Kuvend.

Bashës i ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili duke qeshur i tha: “ti je shkollu në Amerikë, ti di diçka me na kallxu”