Fjalë Kyçe

Kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës, flasin nga KQZ-ja

Kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës, flasin nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një datë të saktë se kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se numërimi i votave të ardhura nga jashtë do të fillojë brenda pak ditësh por pa dhënë një datë të saktë. Ai ka thënë se kjo do të ndodhë pas pranimit të materialit zgjedhor dhe verifikimit të këtyre votave.

“ Numërimi i votave me kusht, numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë vendit si dhe numërimi i votave të personave me nevoja do të vecanta do të fillojë brenda disa ditësh këtu në QNR pasi të përfundojnë procedurat lidhur me pranimin e materialit zgjedhor dhe pastaj të verifikimit të këtyre votave”, tha Elezi për Reporteri.net.

Pasi të përfundojmë me procesin e parnimit të materialit zgjedhor nga të gjitha vendvotime e Kosovës, do të kemi të dhëna të sakta lidhur me votat me kusht, që janë hedhur brenda një komune, pastaj se sa nga qytetarët me të drejtë vote brenda kategorisë së personave me aftësi të kufizuara. Pastaj do të dimë edhe numrin e fletëvotimeve të cilat janë në zarfe që janë dërguar përmes postës, nga jashtë vendit. Pas të kemi të dhëna të sakta do të dimë numrin e tyre, numërimi i tyre do të bëhet këtu në QNR si dhe i bashkohet rezultatit nga vendvotimet fletëvotimet që janë numëruar të dielën në mbrëmje.”, shtoi Elezi.

Kujtojmë se numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues.

Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kishte fiilluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021. Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.